Gazeta Si – Pentagoni është duke gjurmuar dhe monitoruar një balonë fluturuese kineze të zbulimit mbi qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Balona fluturoi mbi një nga tre fushat e raketave bërthamore të Amerikës, Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Billings, Montana.
Zyrtarët e mbrojtjes thanë se Pentagoni vendosi të mos e rrëzonte atë për shkak të rrezikut të dëmtimit të njerëzve në tokë nga rënia e mbeturinave.
Suspected Chinese spy balloon found over northern U.S.
— John Martin (@MartinInMontana) February 2, 2023
“The United States government … is tracking a high-altitude surveillance balloon that is over the continental United States right now," said a Pentagon spokesperson. pic.twitter.com/X1hmYSBgD1
Reagimi
Ata shtuan se balona po fluturon mbi trafikun ajror civil dhe nën “hapësirën e jashtme”, por nuk pranuan të specifikojnë se sa e lartë është.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thirrur të ngarkuarin me punë të Kinës “për të dhënë një mesazh shumë të qartë dhe të fortë” në lidhje me balonën spiune që po fluturon mbi hapësirën ajrore të SHBA, raporton “Wall Street Journal”.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Mbrojtjes, informuan Joe Biden të mërkurën.
Presidenti kishte urdhëruar rrëzimin e balonës së lartë, pasi u pikas dhe u raportua nga civilët në një aeroplan komercial, thanë zyrtarët amerikanë. Pentagoni e ka kundërshtuar këtë veprim, nga frika e viktimave civile.
Dëshmitari: Mendova se ishte UFO!
Prania e balonës së dyshimtë, ndodh pak ditë përpara se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, të udhëtojë në kryeqytetin kinez për bisedime të nivelit të lartë.
Disa banorë të Montana kanë raportuar se kanë parë një objekt të pazakontë në qiell. Nga një dritare zyre në Billings, Chase Doak tha se pa një “rreth të madh të bardhë në qiell” që ai tha se ishte shumë i vogël për të qenë Hëna.
Ai bëri disa foto, pastaj vrapoi në shtëpi për të marrë një aparat fotografik me një lente më të fuqishme dhe bëri më shumë foto dhe video. Burri tha se e pa objektin për rreth 45 minuta. “Mendova se ishte një UFO”, shtoi ai
Baza me raketa në Montana
Në Montana është një nga tre bazat amerikane me raketa bërthamore: në shtet ka 150 raketa balistike ndërkontinentale.
Zyrtarët e Pentagonit besojnë se qëllimi i balonës spiune është të mbledhë informacione inteligjence dhe ajo ka fluturuar edhe mbi vende të tjera të ndjeshme.
Janë marrë disa masa mbrojtëse të papërcaktuara, por mendimi i administratës është se nuk është një kërcënim domethënës dhe as nga pikëpamja e inteligjencës (Pekini ka satelitë shumë më të sofistikuar, edhe nëse balonat spiune që fokusohen në zonë mund të japin të dhëna shtesë), as për avionët civilë, të cilët fluturojnë në një lartësi shumë më të ulët.
Edhe qeveria kanadeze ka raportuar praninë e një balone spiune kineze në lartësi të madhe.
“Kanadezët janë të sigurt, – tha departamenti i Mbrojtjes në një deklaratë, – dhe Kanadaja po merr hapa për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore, duke përfshirë monitorimin për një incident të dytë të mundshëm”.
Tensioni SHBA-Kinë
Administrata Biden ka kufizuar ashpër aksesin e Kinës në teknologjinë amerikane dhe tensionet janë rritur për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, me Pekinin që vazhdon tregtinë dhe mbështetjen diplomatike për Moskën.
Çështja më e nxehtë është sigurisht Tajvani. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se ka fusha konkurrence, por se mund të ketë edhe bashkëpunim mes dy fuqive.
Balonat spiune janë përdorur për dekada për vëzhgim, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë dhe nuk është hera e parë që Kina përdor versione më moderne në kohët e fundit, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Japoni.
Pekini nuk komentoi, por Pentagoni kontaktoi ambasadën kineze në Uashington dhe kanale të tjera për t’u ankuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




