Drejtësia

Video/ Burg për zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesin, Gjokutaj i sëmurë në spital

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për Fatmir Hoxhën, Alban Rulin dhe Arlind Gjokutajn, dy zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesit ligjor, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1.2 milionë euro dëm.

LEXO EDHE:
Zyrtarët e Financave e dinin për mashtrimin, Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë nga llogaria e motrës

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Gjokutaj ndodhej në spital, pasi kishte shfaqur probleme kardiake. Masa ndaj Gjokutajt u dha pa prezencë, por me prokurë të posaçme të tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat ranë në pranga të mërkurën, pasi akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm.

Prokuroria e Tiranës tha në një njoftim zyrtar se këta shtetas kanë shkelur ligjin duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 Lekëve, nga të cilat 50.000.000 Lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi, duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status.

Ata akuzohen nga prokuroria se kompensuan dy herë Thanën për një pronë që nuk ishte e tija dhe që do i shkaktonte buxhetit te shtetit një dëm prej rreth 1,2 milionë Euro.

Bëhet fjalë për privatizimin e një objekti magazine dhe truallin e shitur në vitin 1992 shtetasit Ilir Thana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë