Futboll

Video/ Nedim Bajrami ndëshkon edhe Milanin, moment magjik për fantazistin kuqezi

Moment shumë i mirë për Nedim Bajramin, fantazistin e Kombëtares, i cili i ka shënuar edhe Milanit. Lojtari kuqezi i Empolit ka barazuar rezultatin, pasi Milani kishte shënuar më parë me Kesi.

Bajrami, pas ngulmimit të Empolit në zhvillimet e një goditje këndi, ka gjuajtur fort me të djathtën nga një pozicion diagonal dhe topi ka pushuar në rrjetë. Ai ka fituar tashmë një fanellë titullari dhe po ia shpërblen besimin trajnerit Andreacoli. Ndeshja u mbyll me fitoren e Milanit, 2-4, ku Bajrami goditi edhe traversën.

Një gol shumë i rëndësishëm ky për fantazistin kuqezi, i pesti në kampionat, por kur i shënon një ekipi të madh kuptohet që kënaqësia është më e madhe. Bajrami është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares që luajnë në Serinë A.

Një ndeshje mjaft të mirë ka bërë edhe Rei Manaj me Specian, që fitoi 0-1 në fushën e Napolit. Edhe pse nuk shënoi, sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje pozitive dhe qëndroi 90 minuta në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë