Nedim Bajrami vazhdon të mrekullojë në Itali. Lojtari i Kombëtares i ka shënuar sot Interit në Kupën e Italisë, ndërsa pasimin e ka marrë nga një tjetër kuqezi i Empolit, Kristjan Asllani. Mesfushori 19-vjeçar e nisi ndeshjen si titullar.
Bajrami shënoi golin e barazimit në minutën e 61-të me një të majtë potente në zonë. Fantazisti i Kombëtares e nisi nga stoli këtë ndeshje, por u fut në fushë sapo nisi pjesa e dytë, kur rezultati ishte 1-0. Dhe ai i dha një marsh tjetër Empolit, duke barazuar shifrat, më pas portieri Radu i Interit shkaktoi një autogol.
Në minutat e fundit u fut në lojë edhe mbrojtësi Ardjan Ismajli dhe shqiptarët në fushë u bënë tre. Kur tek Empoli po bëheshin gati të festonin kualifikimin, Ranokia barazoi shifrat në sekondat e fundit në 2-2, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




