Pak emocione dhe asnjë gol nën shiun e “Wembley”-it, në derbin britanik mes Anglisë dhe Skocisë. Barazimi 0-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjet e fundit në grup, ku do të vendoset se cilat do të jenë skuadrat që do të kualifikohen në Grupin D.
Derbi i shumëpritur britanik ka qenë i mërzitshëm, pa shumë raste për shënim në portat respektive. Pjesa e parë ishte larg ritmit që pritej për të dyja skuadrat. Mund të veçohet shtylla e goditur nga mbrojtësi Stons në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, më pas një rast i Maunt dhe një pritje e Pikford.
Në pjesën e dytë niveli i lojës u përmirësua disi, por rezultati mbeti i pazhbllokuar deri në fund. Mings shpëtoi portën afër vijës fatale, pas një gjuajtje të Diks. As ndërrimet e bëra nga trajneri Southgejt nuk e përmirësuan lojën e anglezëve, të cilët pretenduan edhe për një penallti, pas rrëzimit të Sterling në zonë. Rasti nuk u pa në VAR dhe përsëritja ka terguar se ka pasur një kontakt.
Ishte një ndeshje për t’u harruar për kapitenin Herri Kejn, i cili u zëvendësua nga Rashford në pjesën e dytë. Anglia barazon në kuotën e 4 pikëve Çekinë, kundërshtarin e ndeshjes së fundit në grup, të cilin duhet ta mundë për të kapur vendin e parë.
Angli-Skoci 0-0
Anglia (4-2-3-1): Pikford, Xhejms, Stons, Mings, Shou, Rajs, Filips, Sterling, Mount, Foden (Grealish), Kejn (Rashford. Trajner: Southgejt
Skocia (3-5-2): Marshall, Hanlei, Tiernei, MekTominei, O’Donell, MekGin, MekGregor, Gilmur (Armstrong), Robertson, Diks, Adams (Nisbet). Trajner: Klark
Arbitër: Lahoz (Spanjë)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.