Futboll

VIDEO/ Ndeshja e rasteve të humbura, Kukësi-Skënderbeu mbyllet me rrjeta të paprekura

Përfundon pa gola ndeshja mbyllëse e javës së 35-të të Kategorisë Superiore. Në Elbasan Arena, Kukësi dhe Skënderbeu u ndanë në një barazim 0-0 në fund të një 90-minutëshi të luftuar sidomos në pjesën e dytë. Mund të cilësohet si ndeshja e rasteve të humbura.

Mundësitë e shënimit ishin të shumta, por mungoi goli, kjo për meritë edhe të portierëve Koliçi dhe Avdyli që realizuan pritje spektakolare. Korçarët ishin më kërkues gjatë gjithë lojës dhe shpërdoruan disa raste të pastra për shënim, madje në minutën e 74-ët, traversa i mohoi golin Bregut  pas një devijimi vendimtar të Avdylit.

https://streamable.com/tychas

Me këtë rezultat Skënderbeu nuk e ka të sigurt vendin e pestë me 55 pikë, me korçarët që do të presin Partizanin në shtëpi të mërkurën që vjen. Kurse Kukësi për momentin konfirmohet forca e dytë e kampionatit në kuotën 63 pikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë