Futboll

Video/ Ndërhyrja killer, sulmuesi i Brazilit bën humor: Si t’ua shpjegoj në shtëpi

Ajo ndërhyrje brutale në fillim të ndeshjes me Brazilin, i kushtoi portierit të Ekuadorit, Dominguez, kartonin e kuq. Sulmuesi Kunja mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa disa orë pas ndeshjes ai ka bërë edhe pak humor me episodin, duke postuar edhe një foto që flet qartë.

Në qafë braziliani ka shenjat e takave të portierit kundërshtar, që mund t’i kishin lënë pasoja edhe më të rënda. Mateus Kunja ka dashur t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen me një mesazh në Instagram, ku shkruan.

“Ju falënderoj për mesazhet, jam mirë, por problemi është se si mund t’ua shpjegoj në shtëpi këto shenja.” Pak frikës edhe pak shaka për të kaluar atë moment të vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë