Euro 2020

Video/ Morata nuk mjafton, por Spanja tani rrezikon. Leva mban me shpresë Poloninë

Në ditën e dytë të grupit E të Euro 2020, Spanja barazoi 1-1 me Poloninë dhe pas rezultatit 0-0 me Suedinë në debutimin e tyre, ata duhet të mundin Sllovakinë për të shmangur një eliminim të bujshëm. Spanjollët kalojnë në epërsi me Moratën në minutën e 26-të, ndërsa Sviderski ndalet nga shtylla në minutën e 42-të.

Në minutën e 54, Levandovski gjen golin e barazimit me një goditje me kokë dhe në të 58-ën, Gerard Moreno merr dhe humbet  një goditje 11-metërshi (shtyllë). Në finale, portieri Shezni me pritjet e tij shpëton polakët.

Ndryshe nga ndeshja e parë, skuadra e Luis Enrikes sulmoi më shumë dhe krijoi raste, para së gjithash me Alvaro Moratan, i cili ishte protagonist në disa prej tyre.

Sulmuesi i Juventusit gjeti golin në minutën e 25-të falë ndërhyrjes nga VAR-i pas një krosimi në zonë që dyshohej se ishte në pozicion të parregullt.

Polakët përgjigjen me Sviderskin, me një goditje që përfundon në shtyllë. Në pjesën e dytë, bardhekuqtë arrijnë të barazojnë me të zakonshmin Levandovski.

Sulmuesi shënon golin e tij të parë në këtë Europian, por katër minuta më pas Spanja fiton një 11-metërsh falë ndihmës së VAR-it.   Moreno godet nga pika e bardhë në shtyllë, topi kthehet tek Morata, i cili me portën bosh e dërgon jashtë.

Rastet e iberikëve nuk mungojnë në portën e Sheznit, por ndeshja përfundon  1-1. Barazimi i dytë radhazi, por shumë pak për Spanjën, me 2 pikë në grup, e cila rrezikon kualifikimin në 1/16-at.

Ndeshja e fundit në grup me Sllovakinë në 23 qershor do të jetë vendimtare për “La Roja”-n, ku vetëm fitorja i bën punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë