Futboll

Video/ Mjafton Leao ndaj Sampdorias, Milani merr kryesimin e Serisë A

Milani e mori një asist që të shtunën në mbrëmje, kur Interi u ndal nga Napoli në barazim 1-1. Dhe sot, përballë Sampdorias, nuk mund të gabonte kurrsesi. Ndeshja u vendos nga një gol i portugezit Rafael Leao vetëm pas 8 minutash lojë.

Në ‘lunch match’-in të javës së 25-të të Serisë A, Milan fitoi 1-0 dhe u ngjit në kuotën e 55 pikëve, +1 nga Interi (që ka një ndeshje më pak, atë me Bolonjën).

Në “San Siro” gjithçka u zgjidh shumë shpejt, me Leaon që shfrytëzoi një rivënie të gjatë të topit në lojë nga portieri Maignan dhe mposhti Falkonen, më i miri në fushë për Sampdorian në këtë ndeshje. Gara e titullit hapet plotësisht dhe Milani duket mjaft i karikuar.

Mesias dy herë dhe Zhiru iu afruan golit të dytë për Milanin, por pa mundur ta gjenin atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë