Gjithçka e lehtë për Milanin në Venecia, ku me golin e Ibrahimoviçit dhe dopietën e Teo Hernandez ka marrë fitoren që i jep kryesimin e përkohshëm, pas parakalimit të Interit që ka dy ndeshje më pak.
Në ndeshjen e parë të javës së 21-të të Serisë A, kuqezinjtë mundën 0-3 Venecian, duke kaluar 2 pikë para Interit që sot në mbrëmje ndeshet me Lacion, ndërkohë që ka edhe ndeshjen e pazhvilluar me Bolonjën. Për skuadrën e Piolit ishte më e lehtë nga sa mund të ishte menduar kjo transfertë.
Vetëm pas 2 minutash Milani kaloi në avantazh me Ibrahimoviçin, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy gola Teo Hernandez. Francezi realizoi fillimisht me një të majtë potente dhe më pas me penallti, pasi Svoboda e priti topin me dorë në vijën fatale dhe u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Trajneri Stefano Pioli ka festuar kështu në mënyrën më të mirë ndeshjen e 400-të në Serinë A. me këtë fitore Milani shton presionin tek Interi dhe konfirmon nisjen e mirë të 2022-shit, pavarësisht mungesave të shumta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




