Milani ka mundur 1-2 me përmbysje Interin në derbin e Madoninës, i vlefshëm për javën e 24-t të Serisë A. Kuqezinjtë kanë shkurtuar kështu diferencën e pikëve në -1 nga kushërinjtë zikaltër (53 ndaj 52 pikëve), të cilët kanë një ndeshje më pak. Simone Inzagi bie pas 4 muajsh pathyeshmëri, ndërsa Pioli mban hapur garën për titullin kampion.
Ivan Perisiç kaloi Interin në avantazh në pjesën e parë, duke i dhënë skuadrës së tij një bonus psikologjik. Por Milani nuk u dorëzua për ansjë moment dhe në 45 minutat e dyta bëri kthesën e madhe. Sulmuesi francez realizoi dy gola brenda 4 minutash afër fundit të ndeshjes, duke i dhënë Milanit një fitore shumë të rëndësishme.
Trajneri Inzagi bëri lëvizjet e tij nga stoli për të tentuar të paktën barazimin, por nuk ia doli. Në momentet e fundit Teo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq, por pak rëndësi ka, pasi Milani arriti objektivin final.
Inter-Milan 1-2
Inter (3-5-2): Handanoviç; Shkriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu (Vidal), Perisiç (Dimarko); Martinez (Sançez), Xheko. Trajner: Inzagi
Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Benaser (Kruniç); Saelemaekers (Mesias), Kesi, Leao; Zhiru. Trajner Pioli
Shënues: 38’ Perisiç/ 75’, 79′ Zhiru
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




