Asnjë surprizë në ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, madje ekipet që kalojnë në çerekfinale janë thuajse të përcaktuara. Roma ka likuiduar ukrainasit e Shakhtar Donetsk me rezultatin 3-0. Pellegrini, El Shaarawy dhe Mancini ishin ata që vendosën fatet e këtij dueli, ndërkohë që në fushë ishte edhe Kumbulla i ndëshkuar me karton të verdhë.
Në vajtjen e 1/8 të finales së Europa League, Milan barazon 1-1 kundër Manchester United e pas 7 ditësh në San Siro do të niset me një avantazh të lehtë. Ndeshje e madhe e kuqezinjve, që luajtën më mirë se anglezët por u ndëshkuan në minutën e 50′ nga Diallo, që përfitoi nga një vendosje e keqe e mbrojtjes së Piolit. Pa Ibrahimovic e me Leaon të pafuqishëm për të carë mes Maguire e James, të besuarit e Solskjaer u godit në minutën e 92′ nga një goditje me kokë fituese e Kjaer, që i jep një përparësi të rëndësishme kuqezinjve për në kthim, ku edhe barazimi pa gola i kualifikon.
Mjaft mirë edhe klubet angleze, pasi Arsenali triumfoi me shifrat 1-3 në Athinë përballë Olympiacos, ndërsa Tottenham mposhti me rezultatin 2-0 kroatët e Dinamos së Zagrebit. Nuk pati surpriza as në sfidën mes Granadës dhe norvegjezëve të Moldes. Skuadra spanjolle vinte me mungesa të shumta, por ia doli të shënojë dy herë dhe të fitojë 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, që pritet të vuloset një javë më vonë në Norvegji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




