Futboll

VIDEO/ Milan, barazim në sfidën e parë me Juventus

Milan dhe Juventus e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e parë të vlefshme për turin gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Një ndeshje e ashpër, ku Milan mbeti me 10 lojtarë në minutën e 72-të, si pasojë e daljes me karton të kuq të Theo Hernandez, pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Paulo Dybala. Vlen për t’u përmendur edhe fakti që ka pasur shumë lojtarë të ndëshkuar, si Ibrahimovic, Kessie, Castillejo, Ramsey.

Milan arriti të gjejë golin e parë, me Ante Rebic në minutën e 61-të. Më pas, edhe në vazhdim, kuqezinjtë arritën të mbanin avantazhin, por lodhja dhe mungesa e një lojtari bëri të veten, dhe vetëm në minutat e fundit u ndëshkuan nga Ronaldo, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Përfundimisht, 1-1 , me të dyja skuadrat që e mbyllën në paqe gjysmëfinalen e parë. Gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Torino.

https://streamable.com/sxify

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë