Politike

Video-mesazhet e Bashës e Kryemadhit për 8 korrikun: Asnjë hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje sërish shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e së hënës në orën 20:00.
Lideri demokrat ka shpërndarë një videomesazh në “Facebook” ku i fton shqiptarët të bashkohen kundër diktaturës së krimit.
Edhe pse votimet e 30 qershorit u zhvilluan, Basha shprehet se s’do të ketë asnjë hap pas në betejën dhe kauzën e tyre.
“Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan kryedemokrati Basha në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2293979787324384/?__xts__[0]=68.ARAZ1Uyn4JHrmiG4ySatRXOh8-3jH77Nt3f1HRCb_0yR9JWtRi2RDZLRQgn2ifWvvYrmf3lwDe5pUoWI8aqQ2b5fXVkUJys87fmf5bHW0K81MdcHQ–VRtx9F4yOMqFu6WSPx31aPyQwfptRxK2er4fWJ4-DzeFE4lS4Ff66rppDFc9hn76Mt1N7M40glFSo5_yha_UFwNGQ-1rQCPCtQc6UpjflBTRTEVLvSiEB937-oNE9T_1Dhs3gpANaM7YdxDRepl2Rsp3hmWw-X7vkT-TVWg-JKeZ6-pkSqP6FDyuTh4R790t9xf9PfZFakwJ9oHKUuNqowWX5uL8FwA-PPr0Vl_iEOetTLvWLMQ&__tn__=-R

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën e 8 korrikut, pasi vetëm në këtë mënyrë do i japin fund krizës.
Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi ka sjellë edhe njëherë në vëmendje 30 qershorin ku shumica e shqiptarëve refuzuan autokracinë dhe i fton ata të bashkohen për një shtet të së drejtës dhe një Shqipëri europiane.
“Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30-vjeçar të tranzicionit.
Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet”, shkruan Kryemadhi.
Kryemadhi thekson ndër të tjera se ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta, që i jep fuqi popullit mbi pushtetin.
“Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Europiane. Asnjë hap pas!”, përfundon Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/346377006032533/?__xts__[0]=68.ARDLatWX33zVeSX8tCedGHfmN4RQfXkziBQwY96TIiXo01i-nQqFkT8_yoI7xV_8HaLAlTjqbj5uKuQc1iIDJfLbBa_By9_CMVqWw2LRffAtB5pxT53a_bbiEpDxHSeY65Y7NRgZdkVGqvKmW1azBEAWvUrEIORbeG3dFEk6ZpucodElg92b-I4M_XJzMCsIyGzCouUzZYGd2EDYo5UAEO194FRBPRnjlqh6HtFu6RHTzLOeVjH4c2AUAUZ2rHUMwQlHvs7nNLiurdRel1snsuyXguNyne3CJMuNcdoiZiZaQQpwprbqD5tgXCshSN7Xys7EAm0vzQrw1rG8jeGUeqae1nBA4UvL-4mUJg&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë