Gazeta Si – Mesazh prej 3 minutash në rrjetet sociale kundër vendit që pret Botërorin për shkeljen e të drejtave, mbi të gjitha ato ndaj homoseksualëve. Katari mbrohet, duke e quajtur një fushatë të paprecedentë.
Një video kundër Katarit, që akuzohet për dhunimin e të drejtave njerëzore për punëtorët e huaj dhe për komunitetin Lgtbqi+. E kanë publikuar lojtarët e kombëtares australiane, që merr pjesë në Botërorin e Katarit. Kërkesa e australianëve është për një reformë, që të shërbejë edhe si një trashëgimi i kompeticionit madhor.
“Botërori është shenjuar nga vuajtjet e disa punëtorëve emigrantë dhe familjeve të tyre. Kjo nuk mund të injorohet, – shprehen lojtarët e Australisë. – Të përballosh këto probleme nuk është e lehtë. Jemi në krah të ‘FifPro’, ‘Building and Wood Workers International’ dhe ‘International Trade Union Confederation’, që kërkojnë reforma të thella.
Reforma, ku përfshihen krijimi i një qendre për emigrantët, një dëmshpërblim për ata që u janë mohuar të drejtat, si dhe dhënien e të drejtave për homoseksualët. Janë të drejta themelore, që duhen garantuar për të gjithë, do të sjellin progres në Katar dhe që shkojnë përtej Kupës së Botës”.
A message from the Socceroos. pic.twitter.com/Sd2R6ej8kK
— Socceroos (@Socceroos) October 26, 2022
Portieri Mat Ryan në video thotë: “Ka vlera universale që përfaqësohen edhe nga futbolli, siç janë respekti, dinjiteti, besimi dhe kurajo. Kur përfaqësojmë vendin tonë, aspirojmë të mishërojmë këto vlera”.
Federata Australiane ka pohuar se kjo video është bërë pas dy vitesh konsultime mes “Socceroos”, sindikatën e lojtarëve dhe ‘Football Australia’, me një seri organizatash globale, mes tyre ‘Amnesty International’.
Over the last few years, we have been on a journey to understand and learn more about the situation in Qatar. https://t.co/AQ5z3Z2bgL
— Socceroos (@Socceroos) October 26, 2022
Katari ka dalë kundër të gjitha kritikave që po bëhen, ndërsa video e australianëve e ka quajtur një “fushatë të paprecedentë”, që godet vendin e parë arab që pret një Botëror. Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani ka pohuar se Katari po përballet me kritika që asnjë vend që ka pritur Kupën e Botës nuk i ka pasur më parë.
Muajin e kaluar, 8 nga 13 skuadrat europiane që marrin pjesë në Bortëror, kanë deklaruar se kapitenët e tyre do të mbajnë në krah një shirit shumëngjyrësh në formën e zemrës gjatë ndeshjeve. Kjo bëhet për të mbështetur fushatën “One Love” kundër diskriminimit, edhe pse është kundër rregullave të FIFA-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




