Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Vlorë në flagrancë, pasi po qarkullonin me armë zjarri tip pistoletë në automjet.
Policia thotë se në pranga ranë 27-vjeçari me iniciale J.G. dhe 45-vjeçari me iniciale E.A. Pas marrjes së informacionit se 2 persona po lëviznin të armatosur në rrugën “Murat Tërbaçi” të Vlorës, shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale J. G. dhe pasagjer 45-vjeçarin me iniciale E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një pistoletë dhe municion luftarak.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



