Gazeta Si – Një 45 vjeçar çek është arrestuar në pikën kufitare të Morinës për trafik armësh. Policia njofton se në automjetin në të cilin shtetasi çek po hynte në Shqipëri u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.
Më konkretisht iu gjetën: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



