Ka ndodhur

Video/ Mashtrim dhe gjoba bizneseve në Tiranë, arrestohen 3 ‘zyrtarë vendorë’

Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit dhe gjobëvënies së bizneseve në Tiranë.

Policia thotë se dë ndaluarit vepronin përmes aplikacioneve në celular dhe hiqeshin si përfaqësues vendorë.

Në pranga kanë rëndë Erion Lika, 41-vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32-vjeç dhe Gazmir Ismailaj, 39-vjeç të dy banues në Vlorë.

Sipas policisë tre të arrestuarit duke vepruar në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme  në euro dhe në lekë.

“Përdornin aplikacione si Signal dhe Telegram duke kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë” deklaroi Gentian Berberi, shefi i seksioni i krimit ekonomik-financiar duke dhënë detajet e operacionit të koduar “Subjekti”

Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë