Futboll

VIDEO/ Manaj rikthehet te goli, shpëton Barcelonën B

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Barcelonës B, në sfidën ndaj Badajoz, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”, në Segunda Division, duke evituar një eliminim të shpejtë të skuadrës së tij e duke e mbajtur në garë për La Liga 2. Takimi u dominua totalisht nga “blaugranas” pasi në momente të caktuara % e mbajtjes së topit shkoi në 81%, por goli u shënua nga miqtë në minutën e 39-të.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, Manaj përfitoi nga një krosim nga e majta dhe shënoi një gol të bukur me kokë, i dyti në Segunda Division me ekipin e Barcelona B. Ky gol bëri që ndeshja të shkonte në shtesa.

Në shtesë rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u detyrua të vendosej përmes gjuajtjeve të penalltive, ku Barcelona triumfoi 5-4. Manaj shënoi edhe nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur i katërti. Me këtë rezultat Barcelona B është vetëm një ndeshje larg La Liga 2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë