Gazeta Si – Një grua është plagosur në një aksident që ndodhi sot në hyrje të qytetit të Lushnjës, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 11:30, në hyrje të qytetit të Lushnjës, automjeti me drejtues shtetasin B. D., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. D.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në motomjet, shtetasja S. D., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



