Gazeta Si – Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në përrua këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Arbrit” në afërsi të fshatit Shkallë.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit tip “Audi” dhe ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri, kanë shpëtuar mrekullisht, me dëmtime të lehta dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shpesh herë në segmentin e rrugës Qafë e Buallit-Qafë Murriz, ka pasur aksidente për shkak të shpejtësisë, por edhe për mungesë të barrierave mbrojtëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



