Ngjarje

VIDEO/ Makina bie në det në portin e Barit, shqiptari ngjitet mbi mjet dhe shpëton

Gazeta Si – Një shqiptar ka shpëtuar për mrekulli, teksa makina e tij ra në det në portin e Barit kur po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë.

Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi, i cili arriti të ngjitej ndërsa mjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.

Sipas mediave italiane, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në anije kur ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.

Shqiptari theu xhamin e përparmë dhe arriti të dilte përpara se makina të fundosej. Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e tyre të zhytjes, ndërhynë për të nxjerrë automjetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë