Treg

VIDEO/ Lotët e kancelares britanike trondisin tregjet financiare. Bie paundi

Lotët e kancelares së Thesarit britanik tronditën tregjet financiare atje.

Gjatë seancës parlamentare, kryeministri Keir Starmer nuk garantoi se kancelarja Rachel Reeves do të vazhdonte të mbante këtë post, duke e bërë këtë të fundit të nxirrte lot.

Kjo situatë çoi në kaos tregjet financiare me yield-et e titujve qeveritarë u rritën shpejt dhe paundi u dobësua me 0.8% përballë dollarit.

Pas dëmit të shkaktuar, Starmer doli në media duke thënë se Reeves do të qëndrojë “për shumë gjatë” në postin e saj si kancelare dhe se lotët ishin për arsye personale e jo politike. Paundi rikuperoi vetëm 0.1% dhe yield-et e titujve u normalizuan disi.

Në thelb të gjithë kësaj është dështimi i reformës së mirëqenies sociale, projekt i Reeves, që synonte të kursente 5 miliardë sterlina duke reduktuar ndihmën për të paaftët dhe të varfrit. Por, deputetët laburistë u rebeluan në masë, duke refuzuar një masë që do të zhyttë në varfëri qindra mijëra njerëz, një goditje për një qeveri të majtë. Në fund, Starmer u detyrua ta tërhiqte plotësisht projektligjin për të shmangur humbjen në Parlament.

Reeves i është përkushtuar disiplinës së rreptë fiskale, duke premtuar se do të balancojë buxhetin e përditshëm të qeverisë në vetëm pak vite. Ndërsa ky qëndrim është mbështetur nga tregjet financiare dhe institucionet si Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai e ka detyruar atë të kërkojë shpejt kursime të mëdha për të shmangur rritjen e vazhdueshme të taksave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë