Futboll

Lojtarët brazilianë të frikësuar, kërkojnë ndihmë për t’u larguar nga Ukraina (video)

Fillimi i luftës në Ukrainë ka bërë që kampionati vendës i futbollit të pezullohet. Trajnerë të njohur që punojnë në këtë vend, si Mirçea Luçesku, apo edhe italiani De Zerbi, pavarësisht panikut, janë shprehur se nuk do t’u kthejnë shpinën skuadrave dhe se do të qëndrojnë.

Shumë të frikësuar janë ndërkohë futbollistët brazilianë që luajnë në Ukrainë, ata të Shakhtar Donjetskut dhe Dinamos së Kievit, të cilët kërkojnë të largohen sa më parë, por e kanë të vështirë.

Me një videomesazh, ata kanë kërkuar ndihmë për të lënë Ukrainën bashkë me familjet e tyre. Për momentin duket e pamundur lëvizja, sepse janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Ukraina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë