Futboll

Video/ Liverpuli tregon limitet e Vilarrealit, shkon në finalen e Championsit në Paris

Gazeta Si – Tjetër fitore për Liverpulin ndaj Vilarrealit, këtë herë me përmbysje, 2-3. Anglezët bëhen kështu skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve, pasi edhe ndeshjen e pare e fituan 2-0. Tani presin të mësojnë fituesin e çiftit tjetër Real-Madrid-Mançester Siti për finalen e 28 majit në Paris.

Në Spanjë Liverpuli nuk e pati edhe aq të lehtë, pavarësisht se në fund bëri diferencën. Dia dhe Kokelin shkaktuan jo pak panik në radhët e Liverpulit, që në pushimin e ndeshjes shkoi në disavantazh të dy golave, ndërsa lojtarët e Vilarrealit, të mbështetur edhe nga publiku, morën zemër. Por në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Jurgen Klop i tregoi limitet “nëndetëses” spanjolle.

Brenda 12 minutash anglezët përmbysën gjithçka nga 2-0 në 2-3. Fabinjo shkurtoi diferencën me një diagonale nga e djathta, më pas Diaz, i futur në fushë si zëvendësues, barazoi shifrat, ndërsa Mane i dha avantazhin Liverpulit, duke e çuar topin në portën e boshatisur. Dhe këtu gjithçka përfundoi. Spanjollët u bënë pak nervozë dhe e mbyllën me 10 vetë, pas ndëshkimit me të kuq të Kapo.

Vilarreal-Liverpul 2-3
Vilarreal (4-4-2): Ruli, Foith, Albiol (Aurier), Pau Torres, Estupinjan (Trigueros), Lo Selso, Parejo, Kapo, Kokelin (Pedraza), Gerard Moreno (Çukueze), Dia (Alkaser). Trajner: Emeri
Liverpul (4-3-3): Alison, Aleksander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson (Tsimikas), Keita (Henderson), Fabinjo, Tiago Alkantara (Xhons), Salah, Diogo Jota (Luis Diaz), Mane. Trajner: Klop
Arbitër: Mekeli (Holandë)
Shënues: 3′ Dia, 41′ Kokelin, 62′ Fabinjo, 27′ Luis Diaz, 74 Mane


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë