Ujëra të trazuara në Premier League në lidhje me dy vendet e fundit në Champions. Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur ta fitojë ndeshjen e tyre në fundit të sezonit në shtëpi, pasi kanë mposhtur rivalët e Chelseat me rezultatin 5-3 dhe kanë zbukuruar akoma më shumë festën e titullit. Chelsea tani është në kuotën e 63 pikëve njësoj me Manchester United, ndërsa Leicester është i pesti me 62 pikë. Për Blues, nën tre gola, rikuperimi i pjesës së dytë nuk mjaftoi.

Liverpool nuk kishte më objektiva realë për të cilët të luftonte në kampionat, por kjo nuk i shfaqi asnjë problem Jurgen Klopp. Reds morën fitoren e 31 në 37 ndeshje, duke u ngjitur në kuotën e 96 pikëve në klasifikim e i krijuan shqetësime Chelsea. Jo aq për humbjen e rëndë në Anfield, sa për klasifikimin që një javë nga fundi i kampionatit bëhet i ngarkuar në zonën Champions (Blues 63 me Manchester United, që do të mbyllë kampionatin në fushën e Leicester që e ndjek me 62 në vendin e pestë).

Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 23-të, kur Naby Keita i rrëmbeu topin Willian, synoi drejt portës së Kepa e lëshoi një silurë që përfundoi nën traversë. Kampionët e Anglisë nuk ndalen këtu, duke qenë se Alexander-Arnold dyfishoi shifrat në minutën e 38-të me një goditje dënimi. Wijnaldum shënoi të tretin në të 44-të në mes të rrëmujës, por përpara pushimit Giroud shkurton diferencën për Chelsea.
Firmino në të 55-të shënoi golin e katërt për skuadrën e Klopp, në krosimin e mrekullueshëm të Alexander-Arnold. Chelsea zgjohet shumë vonë: në të 61-të Pulisic shërbeu për Abraham një top që vetëm duhej shtyrë në rrjetë. Blues janë në momentin më të mirë të ndeshjes dhe Pulisic, në të 73-të i shërbyer nga Hudson-Odoi mposhti Alisson për herë të tretë. Të besuarit e Lampard shpresonin se mund të gjenin një barazim, por në mënyrë të papritur u japin hapësirë kundërshtarëve. Në të 84′ Robertson vrapoi gjithë fushën dhe i dhuroi Oxlade-Chamberlain (i sapofutur në fushë) topin për golin e pestë. Atë që i komplikoi Chelsea çështjen Champions.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




