Gazeta Si – Një 38-vjeçar me iniciale E.S., është arrestuar pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen “21 Dhjetori” të Tiranës, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



