Gazeta Si – Një gabim në rivënie nga ana e portierit të Fiorentinës është shndërruar në një dhuratë për sulmuesin portugez të Milanit, i cili nuk e ka refuzuar dhe ka shënuar golin e fitores 8 minuta para fundit të ndeshjes.
Milanit do t’i mjaftonin edhe 7 pikë në tri ndeshjet e fundit për të fituar titullin kampion në Serinë A. Në javën e 35-të të kampionatit, kuqezinjtë hasën jo pak vështirësi përballë Fiorentinës, por në fund ia dolën të fitonin me rezultatin e ngushtë, 1-0.
😍 @RafaeLeao7 WITH AN ABSOLUTELY MONUMENTAL GOAL ❤️️🖤pic.twitter.com/L9qjpjheb3
— SempreMilan (@SempreMilanCom) May 1, 2022
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën supermacia e Milanit ishte e dukshme, edhe pse për të siguruar fitoren u desh një gabim i Terraçianos. Ai gaboi në rivënie dhe Leao me të djathtën e ‘dogji” në minutën e 82-të. Më parë portugezi humbi një rast ideal, ndërsa Maignan reagoi shumë bukur pas një gjuajtjeje me kokë të Kabral. Për Fiorentinën është humbja e tretë radhazi dhe Europa po largohet.
Juventusi ndërkohë mundi me vështirësi 2-1 Venecian në mesditë, falë dy golave të mbrojtësit Leonardo Bonuçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




