Lazio ka marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në transfertë kundër Zenit-it, duke pasur parasysh që vinin në këtë ndeshje me plot 11 mungesa, mes të cilëve Strakosha, Immobile dhe Luis Alberto, por ka arritur gjithsesi të marrë një pikë që e mban të pamposhtur në Grupin F. Ndeshja është zhbllokuar nga Erokhin në minutën e 32-të, por barazimi ka ardhur tetë minuta para fundit me Caicedo-n, që ka shënuar 23 minuta pas futjes në fushë në vend të Vedat Muriqit. Rusët kanë arritur të shënojnë në minutën e 93-të me Mostovoy, por goli është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje.
Në ndeshjen tjetër, turqit e Basaksehir kanë marrë një rezultat të papritur në shtëpi duke mundur 2-1 Manchester United. Takimi është hapur me një gol të Demba Ba në minutën e 13-të, pas një gafe të mbrojtjes mike. Goli i dytë është shënuar në minutën e 40-të nga Visca, kurse goli i vetëm për United është realizuar nga Martial dy minuta para fundit të pjesës së parë. Me ketë rezultat turqit janë kthyer në garë për t’u kualifikuar në 1/8-at e Champions.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




