Kombetarja

Video/ Kuqezinjtë nisin stërvitjen në Durrës, Reja në pritje të titullarëve

Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Durrës, por grupi ende nuk është plotësuar me të gjithë futbollistët e thirrur për dy ndeshjet miqësore me Uellsin dhe Çekinë. Seanca e parë ishte me karakter shkrythës, ndërsa ditët në vazhdim ritmi stërvitor do të rritet.

Trajneri Edi Reja pret të ketë në dispozcion edhe titullarë të rëndësishëm, si Keidi Bare, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj dhe Armando Broja, të cilët kanë pushuar pak ditë pas impenjimeve me klubet e tyre. Me shumë mundësi, nga e premtja ata do të jenë në fushën e stërvitjes.

Ndryshimet e para në listën e trajnerit të Kombëtares kanë qenë largimi i portierit Etrit Berisha për shkak dëmtimi dhe thirrja e Erjon Hoxhallarit. Lojtari i Tiranës ka zhvilluar që sot stërvitje me kuqezinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë