Një pjesë e futbollistëve të Kombëtares kanë mbërritur sot në Varshavë, ku më 2 shtator do të luajnë ndeshjen me Poloninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit, Grupi I.
Sipas zyrës për shtyp të FSHF-së, disa lojtarë kanë mbërritur në hotelin ku është grumbulluar skuadra mbrëmjen e së premtes, kurse disa të tjerë paraditen e sotme. Stafi teknik ka zhvilluar sot një seancë të lehtë stërvitore, ku të pranishëm ishin Cikalleshi, Balaj, Gjimshiti, Roshi, Uzuni, Trashi, Hoxhallari, Çekiçi, Ramadani dhe Selmani.
Grupi pritet të kompletohet të hënën, me mbërritjen e lojtarëve që kanë qenë të angazhuar me klubet e tyre. Këtu bëjnë pjesë lojtarë si Marash Kumbulla, Rei Manaj, Elseid Hysaj e të tjerë. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrin përfundimisht Xhaka dhe Balliu, për të cilët trajneri Reja ka lënë gjithçka të hapur. Balliu, që është justifikuar me dëmtimin, luajti titullar me Rajo Valekanon në Spanjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




