Kombetarja

Video/ Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e parë spanjolle në shtëpinë e Bares

Trajneri Edi Reja dhe stafi i tij kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të ndeshjeve me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë ndodhen në Barcelonë dhe janë stërvitur në “shtëpinë” e Keidi Bares, në qendrën stërvitore të Espanjolit, ku luan edhe mesfushori fierak.

Sipas njoftimit të fundit të FSHF-së, një pjesë e lojtarëve kanë bërë vetëm vrapime dhe ushtrime relaksuese, pasi sot janë bashkuar me ekipin. Në këtë grup lojtarësh bëjnë pjesë Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Armando Broja, Erion Hoxhallari, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi.

Të fundit që do të mërrijnë në rezidencën spanjolle të Kombëtares janë Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Veseli, të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre. FSHF bën me dije gjithashtu se pjesëtarët e stafit teknik dhe futbollistët kanë kryer tamponin para grumbullimit dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Ndeshja e pare, ajo me Andorrën, luhet me 25 mars, kurse me Anglinë më 28 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë