Ka ndodhur

Video / Kultivimi i 2.150 fidanëve kanabis, arrestohet autori i dytë në Velipojë

Gazeta Si – Një 37-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Njësia”. Shtetasi Xhevahir Bajrami ishte shpallur në kërkim si autor i kultivimit të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjeçar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë