Futboll

Video/ Kukësi ndalet në shtesë nga Laçi, rekord barazimesh në Superiore

U duk si një “replay” i javës së dytë edhe kjo javë e tretë e Abissnet Superiores, por edhe Kukësi këtë herë nuk ia ka dalë, duke u barazuar në shtesë nga Laçi. Të pesta ndeshjet e kësaj jave janë mbyllur në barazim, kurse po të kemi parasysh edhe ndeshjet e javës së dytë, bëhen 9 barazime dhe vetëm 1 fitore, ajo e Kukësit ndaj Kastriotit. Një rekord më vete ky për futbollin shqiptar.

Kukësi barazoi sot në një ndeshje dramatike me Laçin. Në stadiumin e Kamzës, skuadra e drejtuar nga italiani Longo udhëhiqte 0-2, por kurbinasit arritën të barazonin me dopietën e Zarubicës. Golin e dytë sulmuesi i Laçit e realizoi në minutën e 5-të shtesë, duke i hequr 2 pikë Kukësit, që gjithsesi kryeson i vetëm me 7 pikë pas 3 javësh kampionat. Për kuksianët shënuan Milunoviç dhe Basa.

Barazimi tjetër i ditës së sotme ishte ai 1-1 në Rrogozhinë mes Egnatias vendëse dhe Skënderbeut. Rrogozhinasit realizuan të parët me Pedro, por vetëm 2 minuta zgjati festa e tyre, sepse Berisha ktheu baraspeshën.

Abissnet Superiore, java e tretë
Sot
Laçi-Kukësi 2-2
Egnatia-Skënderbeu 1-1
Të dielën
Partizani-Vllaznia 1-1
Të shtunën
Teuta-Dinamo 0-0
Kastrioti-Tirana 1-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë