Futboll

Video/ Kukësi i jep një leksion të mirë Vllaznisë, e kalon në renditje

Gjashtë golat e shënuar ndaj Dinamos duket se e kanë “dehur” Vllazninë, që sot ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Ia ka shkaktuar Kukësi, që ka bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe me 3 pikët e marra i ka parakaluar shkodranët në tabelën e renditjes.

Shqipërim Taipi realizoi një eurogol në pjesën e parë. Ai gjuajti fort nga distanca dhe tundi rrjetën e portës së Vllaznisë, që mori një goditje të fortë nga ky gol. Në pjesën e dytë shënoi edhe mbrojtësi i krahut Edison Ndreca, duke prerë shpresat e shkodranëve për pikë në këtë ndeshje, që u luajt në stadiumin e Rrogozhinës, pasi Kukësi nuk e ka ende gati stadiumin e tij.

Trajneri Tomas Bërdariç në këtë ndeshje hodhi në fushë në formacion tërësisht sulmues, por kjo zgjedhje e tij ka rezultuar e gabuar. Ka fituar skuadra e drejtuar nga trajneri italian Longo, që është ngjitur në kuotën e 11 pikëve, po aq sa kanë edhe Tirana dhe Teuta kryesuese.

Abissnet Superiore, java e 6-të
Sot
Kukësi-Vllaznia 2-0
Ora 16:45
Skënderbeu-Dinamo
Të shtunën
Egnatia-Teuta 0-1
Kastrioti-Laçi 0-1
Nesër
Tirana-Partizani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë