Kukësi është ekipi i vetëm që ka dalë fitues në 5 ndeshjet e javës së dytë të Abissnet Superiores. Kuksianët mundën 3-1 Kastriotin në “Elbasan Arena” dhe janë të vetëm në krye të renditjes, me 6 pikë.
Ishte një fitore me përmbysje për skuadrën e drejtuar nga trajneri italian, Longo. Kastrioti kaloi i pari në avantazh me një gol të bukur të Bashës, i cili goditi fluturimthi në zonë. Ndreca barazoi shpejt për Kukësin, edhe ai me një gol mjaft të bukur. Pjesa e parë u mbyll në barazim, 1-1.
Në pjesën e dytë kuksianët shënuan dy golat e fitores me të njëjtin autor, Edi Basa. Më pas ata kontrolluan ndeshjen me qetësi dhe në fund iu gëzuan fitores dhe kryesimit të renditjes. Kastrioti në anën tjetër është e vetmja skuadër në kampionat, që pas dy javëve të para nuk e ka marrë ende pikën e parë.
Abissnet Superiore, java e 2-të
Sot
Tirana-Egnatia 1-1
Kukësi-Kastrioti 3-1
Të shtunën
Skënderbeu-Partizani 1-1
Vllaznia-Teuta 1-1
Të premten
Dinamo-Laçi 1-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




