Gazeta Si – Kukësi ka shfrytëzuar hapin fals të Vllaznisë dhe sot ka mundur Dinamon, me rezultatin 0-2. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për skuadrën e italianit Longo, pasi tashmë shkëputet nga shkodranët dhe kërcënon Laçin për vendin e dytë, duke qenë vetëm 4 pikë larg.
Për Kukësin shënoi Milunoviç, ndërsa Prodani shkaktoi autogol për Dinamon. Skuadra kryeqytetase, e rikthyer me bujë në Superiore, mbetet në vorbullën e rënies nga kategoria. Pas kësaj humbjeje, Dinamon mban vendin e parafundit me 23 pikë, kur kanë mbetur edhe 11 javë kampionat. Llogaritë e mbijetesës skuadra blu i ka me Egnatian, Kastriotin dhe Skënderbeun.
Trajneri Skënder Gega debutoi me rezultat pozitiv në krye të stolit të Skënderbeut, që barazoi 0-0 në fushën e Laçit. Teuta, që u ndesh me Kastriotin në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, u mund 0-1 nga Kastrioti.
Pas 25 javësh kampionat, Tirana kryeson me 56 pikë, 10 më shumë se Laçi i vendit të dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




