Dita e fundit e kualifikueseve të Botërorit 2022 i ka dhuruar Holandës një biletë për në Katar, pasi mundi 2-0 Norvegjinë. “Tulipanët” shënuan në minuta e fundit me Berguijn 84′ dhe Depai 91′. Me këtë fitore ata e mbyllën në vend të parë të Grupit G.
Holanda rrezikoi për 80 minuta, pastaj e mposhti Norvegjinë. Skuadra e Van Gal kishte kontrollin e topi dhe tentoi të shënonte me Depai, por rezultati do të zhbllokohej nga një e djathtë e Berguijn, i cili më pas dha edhe asistin për sulmuesin e Barcelonës për të mbyllur llogaritë. Turqia fitoi 1-2 në Mal të Zi dhe siguroi vendin e dytë në grup.
Edhe pse e kishte siguruar pjesëmarrjen në Katar 2022, Franca kampione bote nuk toleroi aspak, por fitoi edhe ndeshjen e fundit, 0-2 në fushën e Finlandës, duke i hequr kësaj skuadre mundësinë e Play-offit. Në Helsinki shënuan Benzema dhe Mbape. Për fitoren e Francës ka festuar edhe Ukraina, që pas suksesit 0-2 në Bosnjë ka zënë vendin e dytë të Grupit D.
Ka përfunduar në barazim sfida mes Belgjikës dhe Uellsit. Belgët mbeten të pathyeshëm, kurse uellsianët e kishin siguruar më parë Play-off-in. Nga Liga e Kombeve atëherë shkon në Play-off Çekia, që zuri vendin e tretë në grup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




