Futboll

Video/ Kryeqyteti “vishet i kuq”, Laçi merr kreun e renditjes

Partizani ka fituar derbin e kryeqytetit,duke mposhtur Tiranën ne shifrat 2-1 Bardheblutë kështu i japin fund ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi, ndërsa të kuqtë lënë pas mini-krizën duke u rikthyer bindshëm në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.

Skuadra e Ilir Dajës shënoi e para me anë të mbrojtësit Egzon Belica, pas një goditjeje këndi, por barazimi erdhi shpejt me një supergol të Hoxhallarit nga goditja e dënimit.

Pjesa e dytë do të niste edhe njëherë me ritme të ulëta, por në të 59-ën, asisiti i Çinarit për Jurgen Bardhin bëri që ky i fundit të përmbyllte në mënyrë perfekte aksionin e Partizanit që rimori avantazhin.

Në minutën e 69-të, Tiranës i anulohet goli i Grent Halitit, për pozicion jashtë loje të Seferit, i cili shërbeu për shokun e tij të skuadrës. 

Tiran nuk ia doli dot të shënonte golin e barazimit dhe të kuqtë morën tre pikë me vlera, që i ngjitin në vendin e dytë për momentin.

TIRANA-PARTIZANI 1-2
39′ Hoxhallari / 30′ Belica, 59′ Bardhi

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Behiratçe, Hoxhallari, Toshevksi (81′ Vairinen), Toli (36′ Torasa), Batha, Çelhaka, Ismajlgeci, Kale (60′ Halili), Seferi
Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja (82′ Mala), Murataj, Bardhi, Asani, Kordeiro, Çinari
Trajner: Ilir Daja

Laçi– Laçi e ka mundur për herë të parë Skënderbeun këtë sezon, me rezultatin e pastër 2-0. 

Kurbinasit zhbllokuan sfidën me një goditje nga distanca të fantazistit mentor Mazrekaj, e cila gjeti devijimin nga muri para portës së Dajsinanit dhe përfundoi në rrjetë. Pak minuta më vonë ishte Julian Shehu që shënoi edhe golin e dytë për kurbinasit ,që ngjiten kështu në krye të renditjes me 44 pikë, dy më tepër se Vllaznia e vendit të dytë.

Një tjetër rezultat që zhgënjen pritshmëritë në Durrës e të vetë teknikut Edi Martini, që ka parë skuadrën e tij të humbasë shansin për tu ngjitur në vendin e parë, duke ia lënë atë Lacit. Durrësakët nuk shkojnë dot më shumë se 0-0 në Niko Dovana përballë Kastriotit, që ‘shtrëngohet’ duke ndjerë afrimin e Bylis për të marrë pikë në një transfertë shumë të vështirë.

Me këtë rezultat, durrësakët rikthejnë dominancën e barazimeve, i 12 në këtë kampionat dhe bashkohen me pikë në një treshe kërcënuese pas Lacit, bashkë me Partizanin e Vllazninë, me nga 42 pikë, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 7 me 29 pikë, 7 më shumë se Bylisi i vendit të 8, që momentalisht mbetet në zonën e playout.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë