Futboll

VIDEO/ Kosova zhgënjen ndaj Moldavisë, nuk shkon më shumë se një barazim

Kosova ka zhgënjyer në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Moldavisë së ish-drejtorit sportiv të Vllaznisë, Engin Firat. Për shkak se këta të fundit nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndeshja u luajt në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, në Itali.

https://streamable.com/y6rmq9

Kosova kontrolloi ndeshjen që në minutat e para, por Ion Nicoalescu zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, duke përfituar nga një top i grushtuar nga portieri Muric. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për moldavët, ndërsa në të dytën nisën sulmet e ekipit të Kosovës. Mungesa e Muriqit ndikoi shumë te ekipi, që krijoi lojë por jo shumë raste për të shënuar dhe u zgjua shumë vonë për të synuar fitoren.

Kosova arriti të barazojë rezultatin në minutën e 71-të me Kolollin. Edhe pse rastet nuk munguan deri në fund të sfidës, takimi përfundoi në barazim 1-1. Ndeshja e radhës do të luhet në Prishtinë kundër Greqisë, në datë 6 shtator. Takimi tjetër i grupit, Sllovenia me Greqinë u mbyll 1-1, duke lënë gjithçka të hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë