Gazeta Si – Edhe Kosova ka barazuar sot në miqësore. Ishte një miqësore e pazakontë në fakt për dardanët, pasi janë ndeshur me Zyrih me Zvicrën e shqiptarëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të dy titullarë në këtë ndeshje, që u mbyll 1-1.
Milot Rashica kaloi Kosovën në avantazh pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por ky avantazh zgjati pak, sepse Latomba barazoi shifrat. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe një shqiptar tjetër në radhët e zviceranëve, Andi Zeqiri.
Ishte një ndeshje në formën e një feste kjo, tamam si një miqësore, pasi në stadium ishin të pranishëm edhe shumë tifozë kosovarë. Pas fitores ndaj Burkina Fasos, trajneri Alen Zhires merr një tjetër rezultat pozitiv në krye të dardanëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




