Gazeta Si – Një koreografi shokuese vjen nga Polonia, me protagonistë ultrasit e Legias dhe presidentin rus, Vladimir Putin, njeriu më i urryer në botë aktualisht. Gjatë ndeshjes së kampionatit polak midis Leh Poznan dhe Legias së Varshavës, tifozët miq krijuan një koreografi vërtet befasuese.
Në “Miejski Stadion” është hapur një baner gjigant me potretin e presidenti rus Vladimir Putin, me një litar në qafë dhe me fanellën e Spartakut të Moskës, klubit rus që është binjakëzuar me Leh Poznanin. Fotot e kësaj koreografie kanë bërë xhiron e botës shumë shpejt.
Legia e Varshëvës është klubi më i famshëm dhe më popullor në Poloni. Me këtë skuadër aktivizohen edhe dy futbollistë shqiptarë, sulmuesi Ernest Muçi dhe mesfushori Jurgen Çelhaka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




