Kombëtarja shqiptare ka qenë e plotë që në seancën e parë stërvitore në kuadër të ndeshjeve me Hungarinë dhe Poloninë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit. Shumë lojtarë kishin mbërritur në Durrës që të dielën, ndërsa sot kanë mbërritur të fundit Uzuni, Hysaj, Lenjani, Balliu, Ramadani dhe Bare.
Trajneri Reja ka zhvilluar një seancë të plotë me të tijtë, me përjashtim të atyre që luajtën me klubet e tyre të dielën dhe sot kishin një program më të lehtë stërvitor.
Ndeshja me Hungarinë zhvillohet më 9 tetor në Budapest dhe stafi teknik ka gjithë kohën e nevojshme ta përgatisë këtë transfertë, që për fatin tonë luhet pa tifozë. Më pas është radha e Polonisë më 12 tetor, por kjo ndeshje luhet në “Air Albania”.
Shqipëria mban aktualisht vendin e dytë në Grupin I, me 12 pikë pas 6 ndeshjesh. Ndeshjet e tetorit janë vendimtare sa i takon objektivit për kualifikimin për në Botëror, pasi luajmë me dy rivalë direkt si Hungaria dhe Polonia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




