Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar, pasi u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin 2 qese plastike në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë, brenda së cilave kishte kanabis me peshë rreth 16.2 kilogramë.
Policia thotë se në pranga ranë: Demokrat Dylgjeri 32 vjeç, Haziz Zylfa 23 vjeç, Vladimir Kani 23 vjeç dhe Hyxhers Mete 23 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së Hyxhers Metes në Korçë, policia gjeti dhe sekuestroi sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 16.2 kg kanabis, 90 gramë kokainë, shuma parash dhe 5 celularë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



