Ka ndodhur

Video/ Kapen hajdutët e biçikletave në Tiranë, më e shtrenjta ishte 5 mijë euro

Gazeta Si – Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur disa biçikleta në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i pestë.

Të arrestuarit janë M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë