Futboll

Video/ Juventusi merr fitoren e parë, por sa shumë rrezikon edhe ndaj Specias

Më në fund Juventusi. Në javën e 5-të të kampionatit skuadra e Alegrit është çliruar dhe ka marrë fitoren e parë, duke mundur Specian në fushën e saj, me rezultatin 2-3. Pas asaj nisjeje makthi të kampionatit, ka ardhur edhe ky trepikësh me shumë rëndësi në planin psikologjik për bardhezinjtë.

Ishte një ndeshje plot emocione. Kean realizoi golin e avantazhit për Juventusin në minutën e 28-të me një të djathtë në hyrje të zonës, por shumë shpejt Specia barazoi me Gyasi. Me fillimin e pjesës së dytë, Specia shtangu torinezët me golin e dytë, por djemtë e Alegrit reaguan fuqishëm dhe përmbysën gjithçka.

Kieza barazoi shifrat në minutën e 66-të, kurse De Ligt shënoi golin e fitores në të 72-ën. Në fund duhej edhe një pritje fantastike e Sheznit për të mbrojtur fitoren e parë të Juventusit. Në fundin e ndeshjes u aktivizua edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili nuk mundi të linte gjurmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë