Gazeta Si – Dibala dhe Kean kanë firmosur fitoren me përmbysje të Juventusit në fushën e Sausolos, 1-2. Skuadra e Alegrit tashmë shkon 8 pikë para Romës dhe 10 ndaj Fiorentinës, që ka një ndeshje më pak, kurse Napoli i vendit të trëtë është vetëm 1 pikë para bardhezinjve (67-66).
Në ndeshjen e fundit të javës së 34-t të Serisë A, Juventusi u vu në vështirësi nga Sasuolo, por në fund ia doli të fitojë dhe të sigurojë vendin e 4-t dhe rrjedhimisht një vend në Ligën e Kampionëve.
Në “Mapei” ishin vendësit që kaluan në avantazh me anë të Raspadorit, pikërisht lojtarit që kërkohet nga Juventusi. Në fundin e pjesës së parë erdhi barazimi nga Paulo Dibala, pas një gjuajtjeje të bukur me të majtën. Nga lojtarët e Sasuolos pati pretendime për një faull para se të shënohej goli.
Në pjesën e dytë trajneri Alegri hodhi në fushë Vlahoviçin, i cili nuk mundi t’ia hiqte “gështenjat nga zjarri”. Më pas u aktivizua edhe Kean, që 2 minuta para fundit shënoi golin e fitores.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




