Jasir Asani e ka nisur karrierën e tij me AIK në Suedi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku mesfushori arriti të shënojë gol që në debutimin e tij.
Ai është huazuar nga skuadra e Partizanit dhe ka shënuar një perlë ndaj skuadrës Orebro. AIK-u fitoi me rezultatin 2-0, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr supergoli i shënuar nga Asani. Në minutën e 92-të, pas një topi të marrë, Asani lëshon një predhë nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në rrjetë duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Talenti ka lindur në Maqedoni, por është i huazuar nga Partizani te AIK-u, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes. Më parë me skuadrën suedeze , ai ishte aktivizuar vetëm në Kupë, ku shënoi edhe një gol, por tani ka shkëlqyer edhe në kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.