Gazeta Si – Zjarri i rënë pranë kishës së Shën Antonit në Laç një ditë më parë është izoluar, por ka ende një vatër aktive, e cila po mbahet në monitorim nga Forcat e Armatosura.
Deri më tani ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e djegur nga zjarri, i cili falë ndërhyrjes nga ajri nuk e preku objektin e kultit.
Mbi 50 efektivë të Forcave të Armatosura, katër mjete zjarrfikëse dhe një helikopter Cougar u vunë në dispozicion për të neutralizuar flakët.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, 41-vjeçarin Vladimir Hysku, i cili ka pasur për qëllim të djegë disa mbeturina por flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë
Në pjesën tjetër të territorit të Qarkut, situata paraqitet e qetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


