Futboll

Video/ Interi “zbut” Sherifin, fitorja mbetet tabu për Milanin në Champions

Grupet A, B, C dhe D kanë zhvilluar sot ndeshjet e katërta në grup. Interi ka marrë një fitore të lehtë në fushën e Sherif Tiraspolit dhe është ngjitur në vend të dytë, me 7 pikë, 2 më pas se Reali. Të tre golat për skuadrën italiane u realizuan në pjesën e dytë nga Brozoviç, Skriniar dhe Sançez. Moldavët shënuan golin e nderit në shtesë me Traore.

Në Grupin A, Mançester Siti fitoi thellë, 4-1, ndaj Bryzhit dhe tashmë kryeson i vetëm, duke përfituar edhe nga barazimi 2-2 i PSG-së në fushën e Lajpcigut. Gjermanët realizuan të parët, më pas humbën një penallti me Andre Silvën, francezët përmbysën gjithçka me një dopietë të Uijnaldum, por një tjetër penallti në shtesë u hoqi fitoren nga duart.

Milani ka marrë pikën e parë në grup në një ndeshje, që duhej ta fitonte patjetër. Përballë Portos, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, por mbeten ende në lojë matematikisht, pasi Liverpuli, kryesues i grupit me 4 fitore, ka mundur Atletikon 2-0, duke i bërë një nder edhe skuadrës së Piolit.

Milani e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol pas 6 minutash, barazoi shifrat me një autogol të portugezëve kur kishte edhe gjysmë ore lojë, por rezultati nuk ndryshoi. Edhe aktivizimi i Ibrahimoviç e Kesi nuk e ndihmoi Milanin të shkonte te fitorja.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Real Madrid i është falur sulmuesit Karim Benzema, autor i dy golave në fitoren 2-1 daj Shakhtarit. Madrilenët, pas 4 ndeshjesh, udhëheqin grupin e tyre me 9 pikë.

Champions, ndeshjet e katërta në grup
Sot
Milan-Porto 1-1
Real Madrid-Shakhtar 2-1
Borusia Dortmund-Ajaks 1-3
Liverpul-Atletiko Madrid 2-0
Mançester Siti-Bryzh 4-1
Lajpcig-PSG 2-2
Sherif Tiraspol-Inter 1-3
Sporting-Beshiktash 4-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë